Financierja e biznesmenit italian edhe gruaja e tij, i bleu Braçit 50% të aksioneve me 500 €

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.09.2025, 11:58

Vrasja e biznesmenit italian ka ngritur shumë pikëpyetje, teksa ngjarja ende nuk është zbardhur. Ekzekutimi i tij në mënyrë të dyshimtë ka ngjallur debate. Edoardo Sarchi zotëronte një fabrikë tullash në Tiranë, konkretisht “Tegola Edilcentro”.

Në këtë fabrikë, që operon në Laprakë, rezulton se Majlinda Taga është financiere e kësaj kompanie prej vitit 2023. Në momentin e ngjarjes, prezent me italianin kanë qenë Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij, Gazmend dhe Danjel Braçi të cilët kanë dhënë dëshmi kontradiktore.

Nga hetimet, mësohet se financierja e “Tegola Edilcentro” me pronar biznesmenin Italinë të vrarë, pra Majlinda Taga nuk është vetëm punonjëse e Edoardos, por edhe bashkëshortja e tij. Gjithashtu Taga rezulton edhe bashkëpronare me Gazmend Braçin, në kompaninë “Salaria Gazi".

Taga ia ka blerë Braçit 50% të aksioneve në vitin 2024, pra një vit më parë, me një vlerë prej 50.000 lekë, afërsisht 500 euro. Eqerem Braçe është nip i socialistit Gramoz Ruçit, teksa bashkë me djalin Gazmend Braçe, mbështesnin fortë ish kryebashkiakun, deputetin aktual, Tërmet Peçin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit