Zbulohet një telefon në burgun e Drenovës, dyshohet se përdorej nga Laert Haxhiu

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.09.2025, 10:49

Një aparat celular është sekuestruar nga grupi i sigurisë gjatë një kontrolli rutinë në një nga qelitë e burgut të Drenovës. Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se telefoni mund të ketë qenë në përdorim të të dënuarit Laert Haxhiu, një emër që ka tërhequr vëmendje për lidhjet e mundshme me aktivitete jashtë ligjore.

Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për të verifikuar nëse i dënuari Haxhiu është përdoruesi i telefonit dhe nëse ky mjet mund të ketë shërbyer për kontakte të dyshimta me persona jashtë burgut. Po ashtu, autoritetet janë duke hetuar mundësinë që telefoni të jetë përdorur edhe nga të dënuar të tjerë.

Përveç hetimeve të Prokurorisë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat është angazhuar për të zbuluar hollësi të tjera lidhur me këtë rast, përfshirë mundësinë e një rrjeti të mundshëm komunikimi të jashtëligjshëm. Hetimet janë ende në vazhdim dhe pritet të dalin rezultate të tjera në ditët në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit