Elbasanlliun gëlltit drogën për t’i shpëtuar policisë, por përfundon në spital

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.09.2025, 10:48

Një episod që përngjan më shumë me një skeç ironik sesa me një patrullim rutinë policie është regjistruar në Elbasan. Në aksin Bradashes–Elbasan, policia ndaloi një 37-vjeçar për “krimin e rëndë” të xhamave të zinj. Deri këtu, gjithçka normale: ligji është ligj, edhe kur nuk duket shumë transparent përmes xhamave.

Por çudia filloi më pas. I ndaluari nuk iu bind urdhrit për të paraqitur dokumentet. Dhe në vend që të nxirrte letrat e makinës, sipas dyshimeve të para, duket se ka zgjedhur të gëlltisë diçka shumë më “interesante”: një sasi lënde të dyshuar narkotike.

Policia e shoqëroi 37-vjeçarin në Komisariat, por aty situata mori kthesë dramatike. Gjatë procedurave, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe u desh ndërhyrja e mjekëve të spitalit për ta mbajtur në jetë. Aktualisht, i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut.

Ngjarja, që nisi me xhama të zinj dhe përfundoi në urgjencën e spitalit, mbetet nën hetim nga Prokuroria. Elbasani edhe një herë na kujton se rrugët e tij nuk janë vetëm korridore trafiku, por edhe skena të improvizuara ku “aktorët” e rastësishëm zgjedhin metoda të çuditshme për të shmangur ligjin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit