Gentian Gjyli i ARRSH i jep 4 Miliard Lekë oligarkut Rrok Gjoka për tunelin e Llogarasë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.09.2025, 10:50

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, vazhdon të nënshkruajë tendera me vlera të mëdha edhe pasi është marrë i pandehur nga SPAK.

Një nga tenderët më të diskutueshëm është ai për rrugën lidhëse të tunelit të Llogarasë, me Fond Limit prej mbi 5.7 MILIARD Lekësh. Fitues u shpall kompania “Gjoka Konstruksion” e Rrok Gjokës, ndërkohë që procedura shënohet nga Open Data Albania me “Flamur të Kuq” për favorizim të komoanisë së oligarkut dhe të bërit dalje të të gjithë operatorëve të tjerë në garë.

Dokumentet tregojnë se operatorët e tjerë konkurrues u skualifikuan në mënyrë të dyshimtë, duke favorizuar kompaninë fituese, edhe pse kishte oferta më të ulëta.

Rruga e re, me gjatësi totale 1.7 km, përfshin segmentin pas daljes së tunelit, rreth një kilometër rrugë ekzistuese dhe një rreth-rrotullim për kryqëzimin me aksin Palasë-Dhërmi. Projekti parashikon përfundimin brenda 10 muajsh.

Sipas dokumenteve, Rrok Gjoka konkurronte formalisht me 7 kompani të tjera, por shumë prej tyre nuk u përfshinë seriozisht ose paraqitën oferta simbolike. Për shembull, bashkimi i operatorëve të tjerë ofroi punën me rreth 130 Milion Lekë më pak, por u skualifikua për arsye teknike të interpretuara në favor të Gjokës. Kjo praktikë favorizimi përforcon dyshimet për mungesë transparence në tenderat publikë.

Rrok Gjoka dhe Bashkim Ulaj kanë tashmë një prezencë të fortë në Llogara. Në maj 2025, dy firmat “Gjoka Konstruksion” dhe “4 A-M” fituan kontratat për mirëmbajtjen e tunelit për katër vjet. Pas firmës së dytë, sipas raporteve, qëndron Bashkim Ulaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit