Gjermani bie nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.09.2025, 10:16

Një shtetas gjerman, 52 vjeç, është nga ballkoni i një ambienti ku qëndronte në kryeqytet. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më 29 shtator 2025, në rrugën "Jordan Misja", dhe menjëherë pas aksidentit i janë ofruar ndihmën e parë shërbimet mjekësore, të cilat e transportuan në spital për trajtim të mëtejshëm.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, shtetasi gjerman ka lënë ambientet e spitalit dhe është në gjendje të stabilizuar. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit dyshojnë se rrëzimi ka qenë aksidental.

“Më datë 29.09.2025, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku ishte akomoduar shtetasi gjerman U. K., 52 vjeç. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai doli nga spitali”, thuhet në deklaratën e policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit