Tritol në një servis makine në Fushë-Krujë, pronari e gjen porten e dëmtuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.09.2025, 09:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një servis automjetesh ka rënë pre e një sulmi me tritol gjatë natës. Sipas informacionit të policisë, pronari i servisit, Alfred Gurra ka konstatuar dëmtimin e qepenit të biznesit të tij në mëngjes, dhe më pas ka njoftuar autoritetet. Pas hetimeve të para, u konstatua se dëmtimi ishte shkaktuar nga një lëndë plasëse.

Policia e Krujës ka nisur hetimet dhe ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të këtij akti të dhunshëm. Materialet procedurale janë dorëzuar për Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetuesit po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit