Dëshmitarët: Biznesmeni italian dhe autori bënë sherr për dritat e makinave

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.09.2025, 09:29

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi një ditë më parë në zonën e Salarisë, Tepelenë, ku humbi jetën biznesmeni italian, 44-vjeçari Edoardo Sarchi. Sipas informacionit të siguruar nga dëshmitarët dhe miqtë e tij, Eqrem, Daniel dhe Gazment Braçi, konflikti ka nisur pas një debati për shkak të dritave të makinës. Sarchi dhe shokët e tij udhëtonin në një automjet kur janë përballur me një tjetër makinë që po udhëtonte në sens të kundërt. Dritat e forta të këtij automjeti shkaktuan një tension verbal mes dy palëve.

Në përpjekje për të qetësuar situatën, debati ka përshpejtuar dhe ka degjeneruar në një përplasje fizike. Pas kësaj, tensioni është rritur dhe përfundoi me përdorimin e armëve. Një plumb ka goditur Sarchin në këmbë, duke i shkaktuar dëmtimin fatal të arterieve kryesore. Hetimet janë të përqendruara në dyshimet se pala e viktimës ka qenë gjithashtu e armatosur dhe mund të ketë shkëmbyer plumba me autorin e dyshuar. Dëshmitarët kanë konfirmuar se janë gjetur shenja në vendngjarje që tregojnë për një kundërpërgjigje me armë nga ana e Sarchit dhe miqve të tij.

Aktualisht, Policia dhe Prokuroria e Gjirokastrës po vijojnë hetimet dhe eksperimentet në vendngjarje për të ndriçuar të gjithë rrethanat e ngjarjes. Autori i dyshuar është identifikuar, por është ende në kërkim. Po ashtu, dy persona të tjerë dyshohet të kenë informacion të rëndësishëm lidhur me ngjarjen dhe janë po ashtu nën hetim. Hetimet janë ende në proces për të sqaruar të gjitha detajet e kësaj ngjarje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit