Në vitin 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit dha alarmin se fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në vend që të ushqeheshin sipas normës, mbetën me bark bosh, kurse tenderat plot. Në vend të 19.400 lekëve ushqim në ditë, atyre u jepeshin vetëm 11.900. Pra, kafshata iu shkurtua me 7.500 lekë çdo ditë, për tre vite me radhë.
Fëmijët e konsumuan mish pa vula veterinare, bulmet pa certifikata, vezë pa rregull e bukë që s’i dihej as cilësia, as origjina. Jetimët, në vend që të forcoheshin, mbaheshin “me gisht në gojë”. Ndërkohë, tenderat për medikamente e pajisje shëndetësore rridhnin pa fund tek oligarkët.
Sot, tre vite më vonë, ministrja e asaj kohe, Ogerta Manastirliu, jo vetëm që nuk është prekur nga drejtësia shqiptare dhe SPAK, por del e i thotë popullit: “Më votoni për kryetare bashkie”. Imagjinoni pak, Manastirliu vodhi kafshatën e jetimit, mendoni se do të mbajë një kryeqytet të tërë me gjithë hallet e veta?
Pas “dietës së jetimëve”, duket se është gati të provojë edhe “dietën e tiranasve”. Nëse jetimëve iu hoq kafshata e gojës, qytetarëve të Tiranës mund t’u hiqen shërbimet nga duart. Motoja e pathënë e fushatës duket qartë: “Siç ua shtrëngova barkun jetimëve, do jua shtrëngoj edhe tironsve rripin”.