Vogëlushja 3-vjeçare këndon me shpirt “Xhamadani vija vija” në Gjermani

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.09.2025, 20:43

Një video e veçantë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Gjermania, ku një vogëlushe shqiptare ka emocionuar prindërit e saj ndërsa këndonte me shpirt këngën “Xhamadani vija vija”.

Liana, vetëm 3-vjeçe, jeton me familjen e saj në Dortmund dhe është shfaqur duke kënduar në një lokal të qytetit gjerman, krejt natyrshëm dhe pa asnjë ndrojtje.

E vogla këndoi me shumë dashuri për Shqipërinë përpara personave të pranishëm në lokal, duke dhënë një mesazh të bukur se atdhedashuria nuk njeh moshë e as kufij.

Ky moment i bukur tregon edhe një herë se zemra shqiptare rreh fort kudo në botë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit