Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin Grand Blanc të Michigan-it në SHBA, ku një person i armatosur ka hapur zjarr brenda Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Sipas policisë, disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa autori i sulmit është vrarë.
Ndërkohë, kisha ku ndodhi ngjarja është përfshirë nga flakët dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për shkak se operacionet e emergjencës vijojnë ende.
Për personat që ndodheshin aty, është caktuar një pikë grumbullimi në pavijonin në veri të kishës, ndërsa një qendër tjetër bashkimi është vendosur në Trillium Theater, në kryqëzimin e rrugëve Holly dhe McCandlish.