Shqiptari në Londër gjobitet për shitje të paligjshme të “Hot Dogëve”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.09.2025, 18:03

Ludovik Keqaj, një 52-vjeçar me origjinë shqiptare është bërë lajm kombëtar në Londër, pasi u gjobit me 7 000 £ për shitje të paligjshme të “hot dogëve” në urën e njohur “Westminster”.

Ludoviku kishte vite që shiste “hot dogë” dhe kikirikë të pjekur me një karrocë ambulante, pavarësisht se kjo mënyrë shitje është e ndaluar që në vitin 1999. Meidat e huaja raportojnë se shitësit shqiptarë janë kryesisht të palicensuar dhe policia bashkiake ndodhet në një betejë të vazhdueshme me ta.

Policia e përshkroi Ludovikun si “një nga tregtarët ilegalë me më shumë fitime në urën Westminster”. Ai u përball me 6 akuza për tregti në rrugë pa licensë dhe për secilën prej tyre u gjobit nga 670 £. Gjithashtu u gjobit me 1 666 £ për mosrespektim të një urdhri komunitar që i ndalonte tregtinë e paligjshme në Lambeth.

Policët që e ndëshkuan 52-vjeçarin ishin maskuar si “Batman” dhe “Rubin” dhe mision kishin për të kapur tregtarët e paligjshëm në urë, që është dhe një nga vendet që vizitohet më shumë nga turistët.

Pas kapjes së Ludovikut, gjykata urdhëroi konfiskimin e karrocës së tij të hot dogëve dhe një bombole gazi, e përdorur gjatë aktivitetit të tij ilegal.

Shkrimi i përket TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit