Sopranoja rrëzohet në skenë në momentin final të shfaqes në TKOB

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.09.2025, 17:27

Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar gjatë skenës finale.

Ngjarja ndodhi në momentin dramatik kur personazhi i Violetës jep shpirt në krahët e Alfredos. Në vend që të përfundonte në duart e tenorit Mario Rojas, Golemi u rrëzua në skenë, pasi partneri nuk reagoi në kohë.

Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të garantuar ndihmën e parë mjekësore. Sopranoja u dërgua në spital për kontrolle të detajuara, ndërsa fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Mjekët i kanë rekomanduar pushim dhe për këtë arsye Golemi do të mungojë në shfaqjen e së hënës. Roli i Violetës do të interpretohet nga një soprano tjetër, derisa ajo të rikuperohet plotësisht.

“La Traviata”, një nga operat më të njohura në botë, mbetet një kryevepër e Giuseppe Verdit. Historia e saj është frymëzuar nga jeta e kurtizanes franceze Marie Duplessis, e cila ishte dashuria e madhe e shkrimtarit Alexandre Dumas i riu, autor i romanit “La Dame aux camélias”.

Shkrimi i përket TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit