Shiu përmbyt rrugën ‘Shefqet Kuka’ te njësia nr.4, bashkia Tiranë asnjë masë për kanalizimet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.09.2025, 15:35

Kanalizimet në Tiranë mbeten një problem i kahershëm që shfaqet sa herë që nis sezoni i shirave. Mjafton pak minuta shi, që Tirana të kthehet në një liqen që rrezikon banorët. Rruga “Shefqet Kuka” në minibashkinë nr.4, një arterie e rëndësishme që përdoret nga shumë fëmijë për të shkuar në shkollë është një rrugë e lënë në harresë nga instancat.

Siç shihet edhe në videon e dërguar në redaksi nga një banore e zonës, rruga është e mbushur me gropa të thella, tuba të shpërbërë dhe shumë baltë, duke e bërë të pamundur kalimin. Situata ka bërë që ata që kalojnë këtë rrugë të jenë të detyruar të kalojnë në kushte mjaft të rrezikshme, sidomos gjatë ditëve me shi, kur baltë dhe përmbytje e bëjnë kalimin akoma më të vështirë.

Prindërit e fëmijëve që shkojnë në shkollë janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre, pasi kjo rrugë përbën një pengesë serioze. Banorët kërkojnë zgjidhje nga bashkia Tiranë. Bashkia e Tiranës duhet të marrë masa urgjente për të riparuar dhe përmirësuar këtë rrugë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve që kalojnë aty çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit