“Corriere della Sera” pasqyron vrasjen e biznesmenit italian në Shqipëri: Çfarë fshihet pas natës së gjuetisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.09.2025, 15:26

E përditshmja prestigjioze italiane “Corriere della Sera” ka pasqyruar gjerësisht ngjarjen e rëndë që ndodhi në Salari, një zonë e largët malore rreth 200 kilometra nga Tirana, ku u vra në rrethana misterioze biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Sipas medias italiane, 44-vjeçari, CEO i kompanisë së ndërtimit Tegola Edilcentro, ndodhej në Shqipëri për një udhëtim gjuetie me tre shqiptarë baba dhe dy djem me të cilët kishte edhe lidhje biznesi. Ngjarja ndodhi në mesnatën mes të premtes dhe të shtunës.

“Corriere” raporton se rrethanat e vrasjes mbeten të paqarta. Viktima dyshohet se është qëlluar jashtë automjetit, ndoshta pas një konflikti, ndërsa mbi makinën dhe në asfalt janë gjetur gjurmë gjaku. Sipas hetuesve, Sarchi mund të jetë qëlluar me armë zjarri, goditur me levë, thikë apo edhe gurë. Familja shqiptare që ishte me të ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe njihet për episode të mëparshme dhune, ndërkohë që po hetohet edhe pista e një konflikti për motive financiare.

Ambasada italiane në Tiranë është vënë në lëvizje dhe ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës, përfshirë motrën dhe kushërinjtë e tij. “Corriere della Sera” thekson lidhjet e forta të familjes Sarchi me Shqipërinë, përmes biznesit ndërtimor të trashëguar nga xhaxhai dhe i zhvilluar nga vetë viktima. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet shqiptare ende nuk kanë dhënë një version zyrtar për motivin apo autorët e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit