Plagosi me armë kunatin sepse kishte dhunuar sistematikisht motrën, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.09.2025, 14:33

Policia ka arrestuar sot një 41-vjeçar, pasi ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy meshkujve, ku 41-vjeçari dyshonte se kunati i tij, 54-vjeçari, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Incidenti ka ndodhur në banesën e 54-vjeçarit në rrugën “Llambi Bonata”, ku pas grindjes, autori ka tërhequr armën dhe ka qëlluar kunatin, i cili ka marrë plagë.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasit M. T., 41 vjeç, dhe G. M., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit, shtetasi M. T., pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., i cili dyshohet se pak më parë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Vijon ende puna për kapjen e shtetasit N. S. (nip i shtetasit M. T.), i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit