Osmani në New York, ndan me Clintonin rrëfimin e Kosovës nga çlirimi deri më sot

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.09.2025, 14:20

E para e vendit, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton në Nju Jork.

Përmes një postimi në Facebook, presidentja tha se bashkë me Clintonin ndau rrëfimin e Kosovës nga çlirimi e deri më sot.

“E nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota. Mirënjohje e përjetshme për aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar presidentja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit