Kombinati u përball me përmbytje këtë fundjavë, ku mjaftuan vetëm disa minuta shi që rrugët të ktheheshin në “lumenj” uji.
Dy të rinj që ishin duke udhëtuar me makinë nuk nguruan që të filmonin situatën dhe ta bënin publike nëpërmjet JOQ.
“Te shkolla Musine Kokalari. Me dy pika shi u përmbyt vendi, imagjino me tre,” thonë ata me ironi.
Nga pamjet mund të duket qartësisht situata e krijuar, ku automjetet qarkullojnë nëpër ujë, teksa njerëzit e kanë thuajse të pamundur kalimin.