Plehrat pushtojnë fshatin Zall të Krrabës, banorët: Era e keqe është e padurueshme!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.09.2025, 13:11

Një ndotje e rëndë mjedisore është bërë shqetësim i përditshëm për banorët e fshatit Zall, në Komunën Administrative Krrabë. Poshtë një ure këmbësorësh, vetëm 30 metra larg dy pallateve të zonës, janë hedhur sasi të mëdha mbeturinash të përziera plastika, qese, kartonë dhe mbetje ushqimore duke e kthyer zonën në një mini-deponi të hapur.

Sipas banorëve, situata është bërë e padurueshme për shkak të erës së keqe dhe pamjes së rëndë që hasin çdo ditë kur kalojnë përmes urës për në punë apo shkollë.

“Përshëndetje JOQ, ju lutem postojeni këtë masakër që po përjeton fshati Zall, Komuna Administrative Krrabë. 30 metra larg dy pallateve ish-miniera qymyrguri. Aty kalojnë përditë njerëzit për të shkuar në punë, fëmijët për të shkuar në shkollë. Ju lutem, publikojeni sepse është gjendje alarmante, nuk durohet era e keqe,” thonë banorët.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Tiranë që të ndërhyjë sa më parë për pastrimin e mbeturinave dhe vendosjen e kamerave apo masave ndëshkuese për personat që hedhin plehra në mënyrë të paligjshme. Sipas banorëve, mosreagimi i autoriteteve po e lë zonën në mëshirë të ndotjes dhe rrezikut për shëndetin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit