VIDEO/ Banorët e gjashtë fshatrave në Vlorë protestë për asfaltimin e rrugës: Premtimet elektorale janë harruar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.09.2025, 12:18

Banorët e fshatrave Vërmik, Bashaj, Matogjin, Verbas, Ramicë dhe Velçë janë ngritur sërish në protestë këtë të dielë, duke kërkuar ndërtimin e rrugës që i lidh me rrugën e Lumit të Vlorës. Të revoltuar nga mosveprimi i institucioneve, dhjetëra qytetarë kanë bllokuar përkohësisht segmentin kryesor, si formë reagimi ndaj indiferencës që, sipas tyre, po zvarrit zgjidhjen e këtij problemi të kahershëm.

Kjo është hera e dytë që banorët protestojnë për të njëjtën çështje, pasi edhe më parë kanë denoncuar publikisht se ndërtimi i kësaj rruge ishte premtuar gjatë fushatës elektorale, por më pas është lënë në harresë. Mungesa e asfaltimit e ka bërë të vështirë lëvizjen në zonë, sidomos në periudha me reshje, duke izoluar fshatrat dhe penguar aksesin në shërbime bazë.

Banorët i kanë bërë thirrje deputetëve të qarkut që të mos shfaqen vetëm gjatë fushatave me premtime boshe, por të mbajnë përgjegjësi për fjalët e dhëna. Ata kërkojnë që investimi për rrugën të nisë sa më parë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat nëse kërkesat e tyre do të injorohen përsëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit