Në vitin 2020 vodhi 36 ‘paga lufte’! Mashtrimi kompjuterik çon 37-vjeçarin Denis Trungu, drejt burgut

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.09.2025, 10:41

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në zonën e Kombinatit nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik. Denis Trungu, 37 vjeç, është kapur në zonën e Kombinatit pasi rezultonte i dënuar me 7 vite burg për mashtrim kompjuterik. Ai përfitoi në mënyrë të paligjshme gjatë pandemisë duke shfrytëzuar skemën e ndihmës financiare të njohur si “Paga e luftës”.

Në vitin 2020, Trungu kishte hapur një llogari bankare dhe kishte ndërhyrë në sistemin “E-filing”, duke transferuar në mënyrë të paligjshme 36 pagesa të ndryshme në llogarinë e tij, me vlerë rreth 15 milionë lekë. Transaksionet ishin justifikuar si pagesa për koncerte, qira dhe fatura të ndryshme. Pas hetimeve, autoritetet bllokuan llogaritë bankare të tij, ku u gjetën vetëm 1.6 milionë lekë nga shuma totale e përvetësuar.

Njoftimi:

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat e një operacioni në Kombinat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Denis Trungu., 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Skema e mashtrimit u zbardh nga hetimet mbi aktivitetin e tij financiar dhe ndërhyrjen në sistemin online.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit