“Muzikë shurdhuese mbi 100 dB, ‘Masion 24’ po lë qytetarët dhe turistët pa gjumë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.09.2025, 00:18

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast tjetër shqetësues të ndotjes akustike pranë qendrave të banuara.

Sipas denoncimit dhe videos së dërguar, lokali i quajtur 'Masion 24' në Berat ka vendosur muzikë me volum tejet të lartë, duke tejkaluar normat e lejuara. Qytetari ka testuar nivelin e zhurmës me një aplikacion, ku rezulton një mesatare prej 99 dB dhe një maksimum prej 103 dB, një nivel i dëmshëm për shëndetin, sidomos kur bëhet fjalë gjatë orëve të vona të natës.

Denoncuesi, i cili ndodhet në një hotel bashkë me një grup turistësh, tregon se stafi i hotelit është dorëzuar përballë situatës, duke pohuar se “nuk kanë çfarë të bëjnë”. Madje, edhe pas telefonatës në polici, përgjigjja ishte e njëjtë: “Nuk kemi çfarë të bëjmë.”

Ky rast ngre sërish shqetësimin e madh për ndotjen akustike në vend, e cila nuk vjen vetëm nga lokalet me muzikë të lartë, por edhe nga fishekzjarrët e mesnatës, një fenomen që JOQ Albania e ka denoncuar vazhdimisht. Për shumë qytetarë, kjo situatë është kthyer në një tmerr të përnatshëm, duke u mohuar të drejtën më minimale, qetësinë dhe gjumin.

Videoja e sotme është regjistruar vetëm pak minuta para mesnate, duke treguar gjendjen e padurueshme për banorët dhe turistët në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit