“Më prit sa të marr lekët”, i riu mashtron taksistin, largohet me vrap pa paguar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.09.2025, 22:33

Një rast mashtrimi është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një taksist, i cili shprehet se është gënjyer nga një klient gjatë një udhëtimi nga Tirana drejt Elbasanit.

Sipas dëshmisë së tij, klienti i ri e ka porositur taksinë për në Elbasan mbrëmjen e djeshme. Pasi mbërritën në destinacion, ai i ka thënë shoferit ta priste vetëm një moment, pasi do të shkonte në shtëpi për të marrë paratë.

Por sapo ka zbritur nga makina, i riu është larguar me vrap dhe nuk është kthyer më, duke mos kryer pagesën e udhëtimit.

Taksisti ka dërguar edhe një video në redaksinë tonë, ku i riu shihet brenda në mjet, duke thënë se e ka shtëpinë aty pranë dhe se do të shkonte të merrte lekët, por në fakt nuk është rikthyer.

“Me gënjeu, më tha një sekond dhe iku me vrap. Ju lutem publikojeni këtë rast që të mos mashtrohen edhe të tjerë,” – shprehet taksisti në denoncimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit