Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës do të shqyrtohet nga presidenti i ardhshëm i Ukrainës, jo nga Zelensky

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.09.2025, 21:49

Deputeti i Kuvendit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se çështjen e njohjes së Kosovës do ta shqyrtojë një president i ardhshëm, dhe jo Volodymyr Zelensky.

Ai thotë se e ka ngritur këtë çështje në Kuvendin ukrainas, mirëpo nuk ka kaluar.

Megjithatë, ai është i mendimit se “herët a vonë” një gjë e tillë do të ndodhë.

“Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur tani që po flasim. E kam dërguar këtë çështje edhe në Parlamentin e Ukrainës dhe fatkeqësisht nuk ka kaluar, por besoj se herët a vonë Ukraina do ta njohë shtetin e Kosovës, kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe e dimë se çfarë përkrahje kemi pasur nga Kosova gjatë pushtimit rus në vendin tonë, kjo është situata për momentin”, deklaroi Goncharenko.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit