Një ceremoni diplomimi në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit u kthye në një moment të paharrueshëm për dy të rinj.
Migena dhe Aldo, përveçse morën diplomat e tyre, zgjodhën të kurorëzonin edhe dashurinë me një “PO” të madhe para të gjithëve.
Ky hap i dyfishtë, mbyllja e një kapitulli akademik dhe nisja e një rrugëtimi të ri në jetë, u prit me duartrokitje dhe emocion nga të pranishmit.
Urime Migena dhe Aldo për këtë ditë të veçantë që bashkoi suksesin në shkollim me dashurinë!
A nuk është kjo mënyra më e bukur për të festuar një diplomim?