Tiranë, fëmijët e mitur rrezikojnë jetën në rrugë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.09.2025, 19:29

Pamje të rrezikshme janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës, Tiranë, ku katër fëmijë shihen duke udhëtuar në mënyrë të rrezikshme me dy skutera.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në një kohë kur rrugët janë të errëta dhe rreziku për aksidente është shumë i lartë.

Pavarësisht se janë të mitur, fëmijët janë lënë pa kontroll nga prindërit dhe kanë dalë në rrugë duke vënë në rrezik jo vetëm veten e tyre, por edhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Qytetarët që kanë parë skenën kanë reaguar me indinjatë, duke theksuar se mungesa e përgjegjësisë së prindërve është shqetësuese.

Mesazhi i qytetarit i ardhur në redaksinë e JOQ Albania: "Prsh JOQ, a kanë prindër këta fëmijë? Në këtë orar dhe në këtë mënyrë, kaq prindër të papërgjegjshëm. Në Shkozë, Tiranë. Janë 4 veta në dy skuter."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit