Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga qyteti i Durrësit, ku një i ri shfaqet duke goditur me shkelma një automatë kafeje.
Pamjet janë filmuar ditën e sotme në qendër të qytetit, ndërsa qytetari që i ka dërguar në redaksi tregon se pas goditjeve me shkelma, automati ka mbetur i dëmtuar, siç shihet edhe në video ku xhami është thyer.
Sipas denoncuesit, i riu mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose substancave narkotike, megjithëse kjo mbetet vetëm një dyshim i qytetarit dhe arsyet që e çuan drejt këtij veprimi mbeten të paqarta.