E bija 18-vjeçare po lufton me kancerin agresiv, familja ka nevojë për mbështetje

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.09.2025, 18:24

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për një vajzë vetëm 18-vjeçare, Gentiana Fazliu, e cila po lufton me gjithë forcën e saj kundër një forme agresive të kancerit.

Gentianës iu zbulua fillimisht një tumor në gju në vitin 2024 dhe pas një operacioni të vështirë 12-orësh, familja mendoi se beteja më e madhe kishte marrë fund. Por fatkeqësisht, pak muaj më vonë u shfaqën metastaza në mushkëri. Pas një trajtimi të gjatë, më 24 shtator vajza pësoi një krizë të rëndë të frymëmarrjes dhe ra në koma. Aktualisht ndodhet në reanimacion në Strasburg, Francë, në gjendje kritike.

Familja e saj është e rraskapitur emocionalisht dhe financiarisht. Prindërit e Gentianës detyrohen të udhëtojnë mbi 100 km për çdo trajtim, të qëndrojnë me qira pranë spitalit dhe njëkohësisht të kujdesen për djalin e vogël 5-vjeçar. Shpenzimet e përditshme dhe mungesa në punë i kanë shteruar plotësisht.

Për këtë arsye, është hapur një GoFundMe, ku çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë diferencën për këtë familje që po kalon ditë të vështira.

Shqiptarë, le të bëhemi bashkë për Gentianën. Çdo kontribut, qoftë financiar apo thjesht shpërndarja e këtij apeli, është një dritë shprese për të dhe familjen e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit