Borussia Dortmund vazhdon ecurinë pozitive në Bundesligë, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Mainz me rezultatin 0-2, në javën e pestë të kampionatit gjerman.
Skuadra e drejtuar nga Niko Kovaç e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, falë lojës së shpejtë dhe kombinimeve të sakta mes mesfushës dhe sulmit. Në minutën e 27, suedezi Svenson finalizoi një aksion model pas asistit të Julian Brandt, duke kaluar verdhezinjtë në avantazh. Vetëm 13 minuta më vonë, sërish Brandt ishte protagonist me një tjetër pasim vendimtar, këtë herë për Karim Adeyemi, i cili dyfishoi shifrat dhe vulosi rezultatin.
Në pjesën e dytë, Mainz u përpoq të reagojë, por gjithçka u bë edhe më e vështirë kur mbetën me një lojtar më pak në 20 minutat e fundit. Dortmundi administroi qetësisht avantazhin dhe mori fitoren e tretë radhazi, duke u ngjitur në vendin e dytë me 13 pikë, vetëm dy më pak se Bayern Munich.
Bundesliga dhuroi emocione edhe në ndeshjet e tjera. Leverkusen fitoi 1-2 në transfertë kundër St. Pauli, ndërsa Leipzig mposhti 0-1 Wolfsburgun dhe mbetet në vendin e tretë me 12 pikë. Heidenheim surprizoi Augsburgun në shtëpi duke triumfuar 2-1, ndërkohë që Leverkusen pas kësaj jave pozicionohet i katërti me 8 pikë.