Mjaftuan vetëm pak minuta shi që në kryeqytet të shfaqet sërish problemi i vjetër i përmbytjeve.
Situata në video u regjistrua në zonën e ish-Parkut të Autobusave, ku rrugët u mbuluan nga uji dhe lëvizja e qytetarëve u bë e vështirë. Nga pamjet shihet se niveli i ujit ka arritur deri në trotuare, ndërsa në disa pjesë madje i ka mbuluar ato.
Ky fenomen nuk është i pazakontë për Tiranën, ku fatkeqësisht sa herë bien reshje shiu qoftë edhe disa minuta si sot, haset problemi i menjëhershëm i përmbytjeve.
Megjithëse kjo situatë përsëritet prej vitesh, masat e marra nga Bashkia e Tiranës duket se ende nuk janë të mjaftueshme për të shmangur problemin e kahershëm.