Një episod i rrezikshëm në qarkullimin e automjeteve është regjistruar ditën e sotme në qendër të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur mbi urën e Lanës, te kryqëzimi i Tajvanit që lidh zonën e ish-Bllokut me Unazën e Vogël.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë shihet një kamionçinë e kuqe që futet kundërvajtje mbi urë, duke detyruar automjetet që vinin përballë të devijojnë. Për të shmangur bllokimin në urë, shoferi ka hapur bllokozhin dhe ka tentuar me çdo kusht të kalojë i pari, megjithëse manovra ishte plotësisht e gabuar.
Në atë segment qarkullimi lejohet vetëm në një drejtim dhe kthimi duhet bërë te ura tjetër që ndodhet më sipër, pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Shoferi ka shpëtuar nga sytë e policisë në mes të Tiranës, dhe në një kryqëzim ku efektivët e rrugores qëndrojnë gjithmonë.
Pavarësisht rrezikut, ai arriti të kalojë pa shkaktuar aksident.