Manchester United pëson disfatën e tretë, kapiteni e lë në baltë nga pika e bardhë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.09.2025, 16:13

Manchester United nuk po arrin të gjejë ritmin e duhur këtë sezon, teksa “Djajtë e Kuq” pësojnë humbjen e tretë pas gjashtë javësh në Premier Ligë. Për javën e 6, Brentfordi triumfoi me rezultatin 3-1, duke e thelluar krizën e skuadrës.

Ndeshja u hap shpejt nga vendasit: Igor Tiago kaloi Brentfordin në epërsi që në minutën e 8, pas asistit të veteranit Henderson. Vetëm 12 minuta më vonë, Tiago shënoi golin e dytë, duke ndezur festën në stadiumin e Brentfordit.

Manchesteri u përpoq të reagojë dhe në minutën e 26 Benjamin Šeško shënoi golin e parë për “Djajtë e Kuq”, por ishte e qartë se pikët nuk do të shkonin për mysafirët. Bruno Fernandes gaboi nga penalltia për herë të dytë këtë sezon në minutën e 76, duke humbur mundësinë për të barazuar rezultatin.

Në minutat shtesë, një gabim i Mainu në pasim i dha mundësinë Brentfordit të kundërsulmoi. Pasimi final i Jarmoljuk u shfrytëzua nga Jensen, i cili me vetëm gjashtë minuta në fushë shënoi një gol fantastik nga jashtë zone në minutën e 96, duke vulosur fitoren e vendasve.

Pas eliminimit të hershëm nga Kupa e Ligës ndaj Grimsbit, Manchester United e sheh veten në një situatë të vështirë edhe në kampionat: tre humbje, dy fitore dhe një barazim pas gjashtë javësh, duke zënë vendin e 13 me shtatë pikë. Po me shtatë pikë, Brentfordi renditet në vendin e 11.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit