Një qytetar nga Tropoja ka dërguar një video shqetësuese për JOQ ku duket një pirg i madh plehrash i grumbulluar vetëm 3 minuta larg nga qendra e Bajram Currit. Situata duket shqetësuese dhe paraqet një problem serioz për mjedisin dhe shëndetin e banorëve lokalë.
"Tropoja është plot me plehra, vetëm 3 minuta larg Bajram Currit", shkruan denoncuesi.
Në video duket qartë se mbeturinat janë hedhur në një zonë të hapur, duke krijuar një grumbullim të madh që mund të shkaktojë ndotje ajri dhe përhapje të insekteve dhe sëmundjeve. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia e Rexh Byberit për pastrimin dhe menaxhimin më të mirë të mbeturinave në këtë zonë.