Një 29-vjeçar shqiptar i cili jeton në Korfuz, i zhgënjyer pas një historie që nisi si romancë përrallash duket se përfundoi si skenar filmi me nota tragji-komike, ka vendosur të ndajë përvojën e tij si paralajmërim për të tjerët.
Historia filloi një vit më parë, kur ai njohu një vajzë nga Anglia, me emrin Jade Leigh Russell, banuese në Leeds, Yorkshire. Vajza udhëtonte herë në Shqipëri e herë në Greqi, duke kaluar kohë me të riun, i cili për një moment mendoi se më në fund kishte gjetur “të duhurën”.
Por vizita e fundit rezultoi të ishte jo vetëm zhgënjyese por diçka që as fjalët s'mund ta përshkruajnë. Jo vetëm që Jade, sipas tij, e tradhtoi me një shqiptar tjetër por këtë herë me banim në Londër, por edhe “i la si kujtim” një boshatisje portofoli. Teksa djaloshi i dashuruar i besonte asaj marrëzisht, kishte lënë çantën në raft, sipas tij anglezja i mori një shumë prej 7600 eurosh. Dhe për shkak se ai paguante zakonisht me kartë, mungesa e parave nuk u kuptua menjëherë.
Pas kësaj, ai u bllokua në të gjitha rrjetet sociale. Në fund, mes humorit dhe zhgënjimit, ai këshillon të gjithë djemtë shqiptar që jetojnë në Angli dhe jo vetëm të jenë të kujdesshëm, sepse dashuria 'ndërkombëtare' mund të ketë pasoja financiare.
Mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje, si jeni? Jam një djalë 29-vjeç që jetoj në Korfuz, Greqi. Para një viti njoha një vajzë nga Anglia, ajo erdhi disa herë në Shqipëri dhe në Greqi qëndronte me mua. Mendova se kjo është e mirë. Ajo quhej Jade Leigh Russell dhe jetonte në Leeds, Yorkshire. Tani që ishte për herë të fundit ajo më tradhtoi me një shqiptar tjetër po që ai jetonte në Londër. Mirë po kjo ishte me mua dhe unë në mirëbesim kisha lënë çantën në raft dhe ajo më kishte marr një shumë prej 7.600 eurosh. Nuk e kuptova se çdo pagesë e bëja me kartë. Ajo iku dhe më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. I them gjithë djemve që jetojnë në Angli e kudo bëni kujdes nga rraca e këtyre. Faleminderit nga ju jeni faqja më e mirë!