Nëse në Tiranë parkimet publike “privatizohen” me bidona uji, arka të vjetra, tulla apo vazo lulesh, në Vlorë është gjetur një formë shumë më e sofistikuar.
Në këtë foto mund të shihet se si një zaptues ka vendosur një shenjë paralajmëruese, për të “privatizuar” një korsi automjetesh që nuk shërben fare për parkim, por qytetarët shpesh e shfrytëzojnë për të lënë automjetet.
Ai ka vendosur një karrige të shkatërruar, e cila mbahet në këmbë falë lidhjes me disa tela, dhe mbi karrige ka vendosur një shenjë paralajmëruese për shoferët e tjetër “Ndal, tensioni i lartë”.
Vlora duket se po bën revulucion në “blindimin” e vendeve të parkimit, ku përveç kovave, zinxhirëve e shenjave të tjera paralajmëruese, tashmë po “përdoret” dhe korrenti.
Shkrimi nga TVA News!