Amaneti i Kreshnik Tomanit u përmbush, tre fëmijët jetimë kanë tani shtëpinë e tyre

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 27.09.2025, 13:22

Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe shpresë u shënua në emisionin “Për Shqiptarët”, ku u realizua amaneti i ndjerë i Kreshnik Tomanit. Falë zemërgjerësisë së qindra shqiptarëve, tre fëmijët jetimë të tij hynë më në fund në shtëpinë e re, një strehë e sigurt dhe plot dashuri.

Çelësin e shtëpisë e hapi vetë vajza 10-vjeçare, Nikita, ndërsa fytyrat e saj, motrës, vëllait dhe nënës rrezatonin gëzim e lehtësim. Ambientet e reja janë të kompletuara me çdo gjë të nevojshme, ashtu siç Kreshniku kishte ëndërruar për familjen e tij.

Mbrëmja u bë edhe më prekëse kur Nikita interpretoi një këngë kushtuar babait, shoqëruar nga zërat e Irma Libohovës dhe Sidrit Bejlerit. Zëri i saj i pastër përloti të pranishmit dhe shikuesit, duke treguar forcën dhe ëndrrën e saj për t’u bërë këngëtare – një dëshirë që i ati do ta kishte mbështetur me gjithë zemër.

Ky moment i paharrueshëm shënon një fillim të ri për familjen Tomani, ndërsa kujtimi dhe dashuria për Kreshnikun do t’i udhëheqë gjithmonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit