Ortaku i biznesmenit italian gënjeu në dëshmi, arrestohet djali i tij Gazmend Braçe

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.09.2025, 13:21

Hetimet për vrasjen e shtetasit italian Edoardo Sarchi, i cili u gjet i pajetë pranë fshatit Salari në Tepelenë, kanë marrë një kthesë të re pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe ndalimit të një personi kyç. Sipas ekspertëve, 44-vjeçari ka ndërruar jetë nga një goditje fatale në kokë, e cila i ka shkaktuar gjakderdhje të brendshme, duke rrëzuar kështu versionin e dhënë nga ortaku i tij, Eqerem Braçe.

Eqerem Braçe ortaku i biznesmenit italian kishte deklaruar më herët para autoriteteve se një person i panjohur kishte qëlluar me armë zjarri ndaj makinës së italianit dhe se ky i fundit ishte plagosur gjatë tentativës për t’u larguar. Por ekspertiza teknike nuk gjeti asnjë gjurmë plumbi në automjetin e viktimës, përveç një gome të shfryrë duke hedhur poshtë dëshminë nga ana e Braçes.

Eqeremi dyshohet se ka gënjyer për të mbrojtur djalin e tij, Gazmend Braçe, tashmë i ndaluar nga policia. Eqerem Braçe është nip i socialistit Gramoz Ruçit, teksa bashkë me djalin Gazmend Braçe, mbështesnin fortë ish kryebashkiakun, deputetin aktual, Tërmet Peçin.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, pista kryesore e ngjarjes lidhet me një konflikt të mundshëm mes ortakëve të një fabrike tullash në Tiranë, “Tegola Edilcentro”. Në këtë fabrikë Majlinda Taga, është financiere, teksa gjithashtu është në raporte biznesi me Gazmend Braçin, personin e dyshuar si autor i vrasjes së Edoardo Sarchi.

Gazmend Braçi rezulton bashkëpronar në shoqërinë “Salaria Gazi”, dhe bashkëpronarja tjetër është Majlinda Taga, pra financierja e kompanisë së italianit, çka hedh dyshime se vrasja është kryer për arsye ortakërie në biznes. Mbetet për tu parë nga hetimet e mëtejshme se çfarë qëndron pas kësaj vrasje makabre.

Në fund, dyshohet se vrasja e Edoardo Sarchit ka lidhje me përplasjet për çështje biznesi, pasi biznesmeni italian i vrarë, në kompaninë e tij të tullave “Tegola Edilcentro”, ka financiere Majlinda Tagën e cila rezulton bashkëpronare me Gazmend Braçen në shoqërinë “Salaria Gazi”, teksa i ati i Gazmendit, Eqeremi, dyshohet se ka gënjyer në dëshmi për të mbrojtur të birin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit