‘The Sun’: Vëllezërit Çopja investonin paratë e drogës pranë zyrës së kryeministrit!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.09.2025, 12:54

Një investigim i gazetës britanike The Sun ka zbuluar se dy nga baronët më famëkeq të drogës në Evropë, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, kanë investuar miliona paund në prona luksoze dhe biznese në Shqipëri përfshirë një kompleks të quajtur Solis Farm vetëm pak kilometra larg Tiranës, si dhe një vilë vetëm 500 metra nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Këto investime dyshohet se janë kryer përmes skemave të pastrimit të parave, që buronin nga trafiku ndërkombëtar i kokainës me qendër në Britani.

Sipas The Sun, vëllezërit Çopja komandonin një rrjet të fuqishëm droge nga një shtëpi në Tottenham të Londrës, duke korruptuar zyrtarë portesh për të futur tonelata kokainë në Evropë. Paratë e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm janë përdorur për të ndërtuar vila, apartamente, ferma dhe restorante në Shqipëri përfshirë Solis Farm, një kompleks luksoz që tashmë është sekuestruar nga SPAK. Investimet ishin aq të mëdha sa kishin filluar të ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë vendase.

Hetimet e thelluara kanë nxjerrë në pah edhe përmasat e përfshirjes së bandës në vrasje të shumëfishta, tortura dhe trafik ndërkombëtar droge. Një nga zyrtarët e SPAK ka deklaruar se kjo është një nga bandat më të sofistikuara të krimit të organizuar që ka operuar në Evropë. Autoritetet shqiptare tashmë kanë sekuestruar miliona euro në prona, llogari bankare dhe kriptomonedha duke përfshirë pasuri të paluajtshme që ndodhen pranë institucioneve më të rëndësishme shtetërore të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit