Vrasja e biznesmenit në Tepelenë: Makina e dyshuar si e autorëve në mes të rrugës, njolla gjaku kudo

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.09.2025, 11:32

Një krim i rëndë ka tronditur Tepelenën pas mesnate, ku një biznesmen italian u gjet i vrarë në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Salari. Viktima është identifikuar si Edoardo Sarchi, 44 vjeç, i cili prej rreth 25 vitesh jetonte në Tiranë, në lagjen “Laprakë”, dhe ishte ortak në një fabrikë tullash.

Sipas burimeve policore, Sarchi kishte dalë për gjah së bashku me disa persona të tjerë. Rreth orës 00:30, shërbimet e policisë janë njoftuar për praninë e trupit të pajetë të një shtetasi italian pranë një rruge rurale në fshatin Salari. Në vendin e ngjarjes u gjet një makinë, e cila dyshohet se i përket autorit të ngjarjes, Shumë pranë makinës u konstatuan njolla gjaku, të cilat i përkasin viktimës.

Nga këqyrja paraprake, 44-vjeçari rezulton të ketë vetëm një plagë, por autoritetet nuk japin ende detaje mbi armën e krimit.

Edoardo Sarchi kishte krijuar një jetë të qëndrueshme në Shqipëri, ku prej një çerek shekulli bashkëjetonte me komunitetin në Tiranë. Pavarësisht se kishte dalë për gjah, rrethanat e vrasjes së tij kanë ngjallur dyshime të forta mbi prapaskenat që mund të fshihen pas këtij ekzekutimi.

Hetimet pritet të zbardhin jo vetëm autorësinë, por edhe arsyen pse një biznesmen i huaj, i integruar prej vitesh në Shqipëri, humbi jetën në mënyrë tragjike në një zonë të thellë të Tepelenës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit