E rëndë në Durrës, mbytet në det 70-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.09.2025, 10:32

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 06:40, në lagjen nr. 13 të Durrësit, pranë bregut të detit, është gjetur trupi i pajetë i një burri rreth 70 vjeç. Dyshohet se viktima është mbytur në det, ndërsa nga shqyrtimi paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:40, në lagjen nr. 13, Durrës, në afërsi të bregut të detit, është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi të seksit mashkull, rreth 70 vjeç, dyshohet i mbytur në det.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë dhe dokumentimin ligjor të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit