Ndërsa Shqipëria po zbrazet, Presidenti Bajram Begaj është shfaqur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York me një porosi të qartë: “na duhen punëtorë, sa më shumë dhe sa më shpejt, nga Bangladeshi”.
Mediat më të mëdha të vendit aziatik, “The Daily Star” dhe “The Business Standard”, raportojnë se Begaj i është lutur këshilltarit të qeverisë bangladeshe, Muhammad Yunus, për bashkëpunim në sjelljen e punëtorëve të kualifikuar dhe studentëve.


"Na duhen punëtorë për vendin tonë", citohet Begaj, ndërsa i premton palës tjetër lehtësim vizash, universitete të hapura dhe një treg pune gati për import. Një Shqipëri që po i largohet populli, por po hapet për personelin.
Mediat e Bangladeshit e pasqyruan me bujë takimin. Presidenca shqiptare? Asgjë. Heshtje totale. Ndoshta sepse kur vendi po kthehet në një “terminal nisjeje”, nuk është lajm që shteti në heshtje po kërkon ta mbushë vendin me njerëz të tjerë.
Presidenti nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ndjekur direktivat e Kryeministrit, i cili rekomandon punëtorët bangladeshas si “më të mirë se shqiptarët”. Për të rinjtë shqiptarë që ikin çdo ditë? Rama ka një përgjigje po aq të qartë: “nuk e zhbej dot emigracionin”.
Po pse gjithë ky ngut për të zëvendësuar një popull që po ikën, në vend që të ndalojmë arsyet pse ai largohet? Pse na duhen qytetarë pa zë, kur kemi të rinj që po bërtasin për mundësi?
Dhe në fund, përballë një shteti që i lutet Bangladeshit për punëtorë, por s’i lutet shqiptarëve të mos ikin, lind pyetja e thjeshtë por therëse:
A kaq të parëndësishëm janë shqiptarët në Shqipëri sa po lejojnë që ata që i votuan po i zëvëndësojnë me bangladeshas dhe të huaj?