“Një person na doli para”, zbardhet dëshmia e shoferit të biznesmenit të vrarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2025, 08:41

Shoferi i biznesmenit italian të vrarë në Salari të Tepelenës pak pas mesnate, ka dëshmuar për uniformat blu se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Mësohet se italiani Edoardo Sarchi udhëtonte me automjet bashkë me disa persona të tjerë. Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmisë së shoferit, një person u doli përpara makinës dhe ngriti dorën për ta ndaluar dhe në atë moment autori ka hapur zjarr duke qëlluar shtetasin italian.

Autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Gazmend Braçe. Policia ka ngritur disa postblloqe në zonë për kapjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit