Bizmesmeni italian i vrarë pronar i “EDILCENTRO”, fabrikë tullash në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.09.2025, 08:26

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Salari të Tepelenës, ku është gjetur pa shenja jete biznesmeni italian, 44-vjeçari Edoardo Sarchi, pronar i një fabrike tullash në Tiranë, konkretisht e "EDILCENTRO". Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në vendin e quajtur "Dilan", ku dyshohet se autori ka qëlluar me automatik nga një mjet në lëvizje. Fillimisht, është qëlluar në drejtim të gomave të automjetit të 44-vjeçarit, dhe më pas janë shkëmbyer plumba edhe drejt tij, duke i shkaktuar vdekjen.

Sarchi udhëtonte në një automjet që po vinte nga drejtimi verior në aksin Nivicë-Salari, kur është sulmuar nga një person i paidentifikuar që lëvizte me një tjetër automjet. Policia ka reaguar menjëherë dhe ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa po ushtrohen kontrolle intensive në zonë dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit/ëve. Hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar motivet e mundshme të krimit.

Biznesmeni italian, që kishte një fabrikë tullash në Tiranë, ka qenë një figurë e njohur në fushën e biznesit. Policia në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Fierit dhe Vlorës, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme për të hedhur dritë mbi këtë vrasje dhe për të identifikuar dhe kapur autorin e mundshëm, i cili ka mundur të arratiset pas krimit. Bëhet e ditur se një person u doli përpara makinës dhe ngriti dorën për ta ndaluar dhe në atë moment autori ka hapur zjarr duke qëlluar shtetasin italian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit