Punëtori i zhveshur zhytet në ujë 1.6 m, kushte çnjerëzore te ujësjellës-kanalizimet e Vorës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.09.2025, 21:40

Një qytetar ka denoncuar me një video situatën e rrezikshme të punëtorëve të ujësjellës-kanalizimeve në Bashkinë e Vorës.

Në mesazhin që ka dërguar, qytetari shkruan: "Mirmbrëma. Desha ta ndaj me ju vuajtjet e punëtorëve të Bashkisë Vorë, ujësjellës-kanalizimeve".

Në video shihet një punëtor i moshuar i cili është futur pa asnjë masë mbrojtëse, duke u zhveshur nga lart dhe duke punuar brenda një pusete me ujë që arrin nivelin rreth 1.6 metra. Pamjet tregojnë rrezikun serioz që i kanoset shëndetit dhe jetës së punonjësit, si dhe mungesën e përkujdesjes dhe respektit për masat minimale të sigurisë nga institucioni përgjegjës.

Ky rast ngrit shqetësime për sigurinë në vendin e punës, veçanërisht kur bëhet fjalë për punë të rrezikshme me ujë dhe hapësira të mbyllura. Autoritetet lokale ende nuk kanë reaguar për këtë denoncim, ndërsa qytetari kërkon ndërhyrjen e inspektoratit të punës dhe institucioneve përkatëse për të parandaluar aksidente të mundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit