Qytetari prek me mesazhin nga varrezat: “Ah moj dynja, sa i mashtron njerëzit me para e pushtet”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.09.2025, 21:12

Një qytetar ka ndarë një reflektim të fortë dhe prekës pas vizitës së tij në varrin e gjyshes. Teksa shihte gropat e hapura për varrimet e ardhshme, ai u ndal dhe mendoi për jetën, për pasurinë dhe për atë që vërtet ka rëndësi në këtë botë.

Sot vizitova varrin e gjyshes dhe ndërsa e shihja rrethinën, pashë këto gropat gati për njerëzit e radhës. Mendova me vete: Ah, more dynja, sa i mashtron njerëzit me para, pushtet e gjëra të tjera të përkohshme… Shumë shpesh harrojmë se e vetmja pasuri që na mbetet janë veprat tona të mira. Do marrim vetëm ato, asgjë më shumë. Zoti na mundësoftë të kemi sa më shumë vepra të mira dhe të jetojmë një jetë të ndershme, duke lënë pas kujtime dhe gjurmë pozitive për të tjerët,” shkruan qytetari.

Ky mesazh i thjeshtë, por i fuqishëm, na kujton se pavarësisht pasurive, pushtetit apo suksesit në jetë, gjithçka që mbetet pas nesh janë veprat dhe veprimet e mira që kemi bërë. Ai është një apel për reflektim mbi jetën, mbi mënyrën se si ne e përdorim kohën dhe mundësitë që kemi, dhe mbi atë që vërtet ka rëndësi në fund të ditës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit