Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:00, në rrugën Poliçan–Berat, në afërsi të urës së Vodicës.
Sipas policisë, 34-vjeçari E. B., banues në Berat, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, A. E. (36 vjeç) dhe K. G. (37 vjeç), të dy nga Berati, kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin trajtimin mjekësor.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit.