Spiropali tërheq prej hunde Begajn! Ulen me ambasadorin serb në SHBa

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.09.2025, 16:17

Një foto e publikuar së fundmi ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale, ku protagonisti është as më pak e as më shumë presidenti Bajram Begaj. Ai është ulur në të njëjtën tryezë me ambasadorin e Serbisë në SHBA, çka ka ngjallur reagime të ashpra për simbolikën e takimit.

Komentuesit ironizojnë praninë e tij në një aktivitet të tillë, ndërsa kritikët e cilësojnë si një përpjekje për të bërë foto të imponuara, të ngjashme me rastet e njohura të fotove të Elisa Spiropalit, për postime në Facebook. Duket se kjo e fundit e ka "tërhequr prej hunde" Begajn për ta pasur suvenir në foton me serbin, si dy përfaqësues të denjë të Shqipërisë dhe relatave të mira me shkiejtë.

Në rrjet, shumëkush e ka konsideruar këtë dalje si një “mision për foto” dhe jo një angazhim serioz diplomatik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit