KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË ETLEVËN TË KONTRIBUOJË NË LINKUN E GOFUNDME OSE NË NUMRIN E KONTAKTIT +39 351 375 8178
Etleva Hoxha, një nënë 49-vjeçare, i është drejtuar redaksisë sonë me një lutje që prek zemrën e kujtdo. Ajo po përballet me një sëmundje të rëndë, e cila jo vetëm i ka dëmtuar rëndë shëndetin, por tashmë po i rrezikon edhe jetën.
Etleva vuan nga një problem i rëndë shëndetësor që i ka deformuar legenin, duke i krijuar një mangësi kockore prej 6 cm. Ky dëmtim e ka lënë në një gjendje të rrezikshme, ku çdo ditë pa trajtim e çon më afër një paralize të plotë.
Ndërhyrja mjekësore është e vështirë dhe shumë e kushtueshme, por duhet të kryhet sa më shpejt. Përballë këtij realiteti të hidhur, Etleva është e pafuqishme për të përballuar vetë shpenzimet dhe i është drejtuar shqiptarëve me shpresën se zemrat e tyre do të hapen për të.
Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëhet çelësi që i jep mundësinë të vazhdojë betejën dhe të mos mbetet e paralizuar.