Fshati Xibër në mëshirë të baltës! “Bashkia Klos na mori në qafë, merr fondet dhe zhduket”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.09.2025, 15:57

Një qytetar nga fshati Xibër ka denoncuar gjendjen e rrugës që lidh këtë fshat me Bashkinë Klos me kryetare Valbona Kola, duke e cilësuar atë si katastrofë. Sipas tij, Bashkia e Klosit kishte premtuar se do të fillonin punimet më 1 shtator, por, pas kalimit të muajve, ende nuk ka asnjë përmirësim të dukshëm.

"Na mori në qafë, është katastrofë rruga!", thotë qytetari, duke shprehur revoltën për mosrealizimin e premtimeve nga ana e autoriteteve. Ai thekson se, përkundër faktit qël ekët janë alokuar për këtë projekt, puna nuk ka nisur ende, duke krijuar një situatë të padurueshme për banorët e fshatit.

"Thonë 'do vijmë sot, do vijmë nesër', por asnjëherë nuk kanë ardhur. 100 fondet kanë dalë për këtë rrugë dhe nuk realizohen," shton qytetari. Ai shprehet i shqetësuar se, ndërkohë që mungojnë investimet, rruga vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme, duke krijuar probleme për kalimin e qytetarëve.

“Përshëndetje! Joq, desha qe te bej një denoncim për një rrugë në fshatin Xibër, për Bashkinë Klos! Na mori në qafë, është katastrofë rruga! Bashkia e Klosit pati thënë më 1 shtator, erdhi tetori dhe thonë "jo sot, jo nesër, nuk vijnë". 100 fondet kanë dalë dhe nuk e realizojnë. Shiko, masakër! Bashkia na ka lënë pas dore, thonë "do vijmë sot, do vijmë nesër", na morën në qafë. 100 fondet kanë dalë për këtë rrugë dhe nuk vijnë. Patën thënë më 1 shtator, erdhi tetori dhe nuk vijnë. Fillimisht dhe në fund, siç e shikon, është rruga”, shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit