Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën një person, një tjetër dërgohet në spital

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.09.2025, 15:00

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Blagaj të Pejës, mëson ekskluzivisht.

Bëjnë me dije se rreth orës 14:00, Policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçikleti.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime.

Fatkeqësisht, mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërës prej viktimave, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po merren me zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit