5 vite më parë nëna e Klevis Lleshit denoncoi me emra autorët, por askush nuk e dëgjoi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.09.2025, 12:12

Pesë vite më parë, nëna e Klevis Lleshit, Fatbardha Lleshi, ngriti akuza të forta ndaj policisë, duke thënë se ajo po mbronte hasmin e familjes së saj. Në një intervistë për media, ajo foli hapur me emra, duke theksuar se ishte e bindur që djali i saj ishte zhdukur nga familja Hoxha dhe se kishte kaluar në dorën e tyre përmes miqve të vet.

“Djali im ka dalë në orën 1 nga shtëpia, është nisur e ka pirë një kafe tek lokali me shoqërinë e vet. Në orën 3, djali ka humbur çdo lidhje dhe çdo kontakt dhe telefoni është fikur, është zhdukur në rrethana misterioze. Unë dyshoj që djali im është marrë nga shoqëria e vet dhe është dorëzuar tek dora e hasmit. Ne kemi hasëm Ali Hoxhën nga Shtjefni dhe me banim në Mamurras. Ne jemi në hasmëri për arsye se djali i kunatit tim që unë nuk kam asnjë lloj lidhje me djalin e kunatit prej 12 vjetësh që ishte në Angli, dyshohet se ka vrarë djalin e Ali Hoxhës. A e ka vrarë a s’e ka vrarë ne nuk kemi asnjë lloj lidhje me të sepse prej 12 vitesh ne edhe në telefon nuk na ka marrë njëherë vetëm më ka pyetur sesi je,” – rrëfente ajo.

E dëshpëruar nga indiferenca e institucioneve, Fatbardha tregoi se ishte përpjekur me çdo mënyrë për të gjetur të birin. “Policia asnjëherë nuk më ka kërkuar, e kam kërkuar vetë policinë. Kam ndenjur edhe 2 orë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë së Burrelit dhe jam futur me zor brenda për të kërkuar djalin tim që më është djerr një fëmijë 20 vjeç në mes të ditës në mes të Burrelit. Kam pritur 8 ditë dhe nuk kam marr përgjigje nga policia dhe gjykata e Burrelit, kam ardhur në Tiranë dhe kam kërkuar takim me ministrin Lleshaj. Qysh në vitin 2013 është vrarë burri im, në 2017 është vrarë kunati, 6 muaj mbrapa është zhdukur djali i kunatit, 40 vjeç dhe më i fundit djali im 20 vjeç më 5 gusht. Për 6 vjet 2 persona janë të vrarë dhe 2 të zhdukur. Nga shteti shqiptar nuk kemi marr asnjë lloj përgjigje, asnjë i arrestuar dhe asnjë i dyshuar. Arsyeja është hasmëria. Ne deri në atë kohë as nuk na kanë vrarë, kemi jetuar dhe punuar, nuk kam pas asnjë të keqe. Kalvari i këtyre punëve fillon atë ditë që jemi bërë hasëm me Ali Hoxhën,” deklaronte ajo.

Nëna e 21-vjeçarit të zhdukur asokohe kërkonte drejtësi dhe nuk nguronte të hidhte akuza të drejtpërdrejta ndaj policisë së Burrelit. “Nga autoritetet shqiptare unë kërkoj, që deri më tani ato nuk kanë bërë asnjë hap para për të gjitha vrasjet. Unë kam heshtur dhe djalin nuk kam dashur ta fus në konflikt. Sepse më është vrarë burri, nuk kam folur tek asnjë gjykatë, tek shteti shqiptar kërkoj drejtësi dhe do flijohem para kryeministrisë, më ka humbur një jetim duke pirë kafe. Dyshimi im është që policia e Burrelit është palë me hasmin dhe krimin,” përfundonte Fatbardha.

Sot, pas pesë vitesh nga zhdukja e Klevis Lleshit, SPAK ka zbardhur të vërtetën e ngjarjes se i riu është ekzekutuar me urdhër të Aurel Hoxhës, djali i Ali Hoxhës pra vëllai i Agim Hoxhës i ekzekutuar në Angli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit